INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blerina Bombaj publikon pamjet e tmerrshme dhe ndan shqetësimin e madh: Çfarë po hanë fëmijët shqiptarë [FOTO]

Blerina Bombaj publikon pamjet e tmerrshme dhe ndan shqetësimin e madh: Çfarë po hanë fëmijët shqiptarë [FOTO]

Publikuar më: 20:31 04-06-2018

Ka të drejtë apo jo? 

Kultura e të ushqyerit shëndetshëm duket se nuk është përthithur nga të gjithë e shumë prindër vazhdojnë të jenë të mendimit që s’ka asgjë te keqe të ushqejnë fëmijët e tyre me patatina.

Me këtë mentalitet i duhet shpesh të përballet dietologes Blerina Bombaj, e cila gjithmonë ka vënë theksin te ushqyerja e shëndetshme dhe vlerat ushqimore. Madje shumë rëndësi ajo i ka kushtuar edhe dietës ushqimore të fëmijëve.

Ajo shpesh herë ndan me ndjekësit e saj në Instagram foto të cilat e shqetësojnë rreth ushqimeve dhe të njejtën gjë ka bërë ditën e sotme dhe ka bërë një paralajmërim për prindërit.

Blerina ka publikuar në ‘Instagram’ disa fotografi të mbeturinave nga mbetjet e moltove, patatinave dhe llojeve të ndryshme të ushqimeve industriale. Mesa duket kjo panoramë e ka shqetësuar pa masë dietologen dhe këtë e ka ndarë më të gjithë ndjekësit e saj. “Çfarë po hanë fëmijët shqiptar? Në cilin vend të botës, fëmijët i kanë oborret e shtëpive plot me pemë me fruta dhe preferojnë këto ushqime industriale? Shihni çfarë preferojnë fëmijët e fshatrave tona, nga pamja e vetëm 50 metra rrugë larg dyqanit të lagjes dhe e koshit të mbeturinave afër shkollës së fshatit! Çfarë janë duke bërë këta prindër që ju japin lekë fëmijëve me vete?”, – ka shkruar ajo.

Article Logic
Execution time: 0.002716064453125