INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arbenita feston ditëlindjen dhe dhuratën më të ëmbël ia bëri Nina!

Arbenita feston ditëlindjen dhe dhuratën më të ëmbël ia bëri Nina!

Publikuar më: 12:29 04-05-2021

Arbenita Ismajli është një nga modelet më të njohura dhe të pëlqyera shqiptare.

Bukuroshja u bë edhe më e famshme pas lidhjes së saj me reperin Fero, me të cilin para pak ditësh u bënë prindër për herë të parë.

Gjatë ditës së sotme, me 4 maj Arbenita po feston ditëlindjen dhe siç e do zakoni në këtë ditë mirren dhurata të shumta dhe ajo ka vendosur të na prezantojë me atë që është dhurata më e mirë për të.

POOOR nuk bëhet fjalë për asgjë materiale, sigurisht që dhurata më me vlerë këtë ditëlindje është vajza.

‘’Dhurata më e mirë për ditëlindje’’ ka shkruar modelja sipër një foto ku shihet bebushja Nina.

Nina erdhi në jetë para pak ditësh dhe fatkeqsisht Arbenita në po të njëjtën ditë humbi edhe babain e saj./AfterParty.al

Article Logic
Execution time: 0.0037689208984375