INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anxhelina Hadërgjonaj sapo na vuri në lojë me rrengun e fundit [FOTO]

Anxhelina Hadërgjonaj sapo na vuri në lojë me rrengun e fundit [FOTO]

Publikuar më: 12:31 10-03-2017

Anxhelina ua hodhi!

Ndërkohë që është vendosur prej kohësh në Amerikë  për të jetuar dhe për të  vazhduar karrierën, Anxhelina Hadërgjonajn e kemi parë shpesh të jetë pjesë e festave të ndryshme atje, ku më shpesh e shohim në shoqërinë e dy miqve të saj make up artistë por edhe të personazheve të njohur.

Por këtë herë këngëtarja ka lënë pas party-t dhe ka menduar të vërë në lojë mediat me rrengun e fundit. Teksa po shijon disa momente argëtimi në pishina me dy miqtë e saj, ajo ka postuar foto me bark të fryrë. Sikur të mos mjaftonte kjo, për ta bërë edhe më të besueshme se Anxhelina ishte në një pritje të ëmbël,  ka shtuar në një tjetër foto: “Pregnancy glow/ Shkëlqimi nga shtatëzania”.

logojapar.jpg

Por nuk zgjati shumë dhe 24 vjeçarja ka zbuluar se e gjitha ishte një lojë. Këtë e tregoi me dy foto pasuese ku shkruajti:  “Është e qartë që po bëja shaka”. Ajo thjesht kishte ngrënë më shumë ushqim se ç’duhet…më saktë “shtatzënë” me dy hamburger.

anxhi2logo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271