Big Bother VIP nuk do të transmetohet këtë të martë siç është dhe tradita e spektaklit, por do të zhvendoset për ditën e mërkurë, duke i lënë vend transmetimit të ndeshjes Kosovë-Turqi, për kualifikueset në Botëror, njofton Top Channel.
Ndeshja do të transmetohet ekskluzivisht në DigitAlb në orën 20:45. Kosova luan finalen për në Botëror përballë Turqisë, pas fitores historike disa ditë më parë me Sllovakinë. Rëndësia e kësaj ndeshje është e veçantë pasi Kosova mund të bëjë histori duke u kualifikuar për në Botëror.
Ndërkohë kësaj jave në nominim nga shtëpia më e famshm janë Mal, Edisa dhe Shëndrit, pasi ky i fundit hapi Kutinë e Pandorës. Tashmë mbetet e mërkura për të mësuar se cili do të jetë banori më pak i votuar nga publiku dhe për pasojë do të eliminohet nga gara.








29 Mar 2026 





