INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Antonela Berisha ka marrë pjesë në programin e ngjashëm me Përputhen?! Ja e vërteta sipas ish-konkurrentes!

Antonela Berisha ka marrë pjesë në programin e ngjashëm me Përputhen?! Ja e vërteta sipas ish-konkurrentes!

Publikuar më: 15:30 09-06-2021

Antonela Berisha ishte dje e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio. Bukuroshja bionde, një nga ish-konkurrentet më të komentuara në “Për’puthen” foli më shumë për rrugëtimin e saj televiziv në emision, por jo vetëm. Ajo tregoi se kishte dashur të merrte pjesë edhe në “Uomini e donne”, që është versioni italian i emisionit “Për’puthen”. Mirëpo, për një arsye të fortë ajo hoqi dorë në kohë, megjithëse konkurroi në programin e dashurisë.

Antonela rrëfeu se mënyra si ajo do të merrte pjesë në të, nuk ishte ajo që dëshironte, pasi do të ishte nga ana e vajzave që luftonin për djemtë.

“Kisha konkurruar dhe atje, sepse kisha tre vite single. Por unë doja të më ngacmonin, jo t’i ngacmoja unë djemtë”, u shpreh ajo.

Ish-konkurrentja tregoi gjithashtu se i është vërtet mirënjohëse emisionit, pasi edhe pse nuk gjeti dashurinë, i ka hapur shumë dyer. Antonela konfirmoi se do të jetë pjesë e “Top Arena”, ndërkohë që i pëlqejnë emisionet, dhe të bëjë show në përgjithësi. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038378238677979