INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Antikorrupsioni në gjumë/ KLSH raport kritik: Nuk ka angazhim serioz

Antikorrupsioni në gjumë/ KLSH raport kritik: Nuk ka angazhim serioz

Publikuar më: 12:53 15-10-2018

Antikorrupsioni ‘fle’ e ndërkohë ka mungesë stafi dhe koordinimni pune. Në këtë përfundim ka arritur  KLSH pas një auditimi performance mbi ‘’Strategjinë antikorrupsion’’ për periudhën 2015-2020. Raporti ka evidentuar planin  e veprimit ndër vite ku të dhënat e mbledhura nga ky institucion tregojnë se pavarësisht theksit që është vënë nga qeveria dhe institucionet ndërkombëtare për çështjen e korrupsionit, nuk ka një angazhim serioz. Së pari sipas KLSH, Ministria e Drejtësisë nga tetori 2017 nuk ka mbledhje të dhënash për ecurinë e punës deri para kësaj periudhe. Më herët ishte Ministria për Shtetin dhe Çështjet Vendore që kishte në ngarkim këtë strategji, por që informacioni i dhënë sot është minimal. Po kështu sipas KLSH prefekturat dhe një pjesë e institucioneve përfshirë Ministrinë e Drejtësisë kanë treguar pak interes për të bashkëpunuar lidhur me dhënien e informacionit për ecurinë e zbatimit të strategjisë. Madje sipas KLSH janë gjetur një sërë emailesh, por që kanë mbetur pa përgjigje pasi nuk është marrë informacioni i kërkuar, ndërkohë që edhe takimet e dakordësuara nuk janë zhvilluar në moment të fundit për shkak të anulimit nga Ministria e Drejtësisë. E si të mos mjaftonin problematikat me informacionin e cunguar, KLSH vëren se sot Ministria e Drejtësisë vuan nga rrudhja e stafit në departamente që janë të angazhuar drejtpërdrejt në pjesën e antikorrupsionit. Ministria e Drejtësisë përballet me staf të reduktuar në tre sektorë të rinj dedikuar antikorrupsionit, por dhe me mungesë specialsitësh. Raporti nënvizon se ka një çorganizim total në mbajtjen e dokumenteve apo takimeve. KLSH nënvizon gjithashtu se nuk ka evidencë që Këshilli ka mbajtur tatime çdo vit në dhjetor sikurse sanksionohet në raport. Po kështu nuk ka raporte 3 mujore monitorimi sikundër e kërkon strategjia dhe nuk ka asnjë mekanizëm mbikëqyrës për koordinimin e punës. KLSH ka marrë në analizë mënyrën sesi është pasqyruar pjesa e strategjisë tek insitucionet publike. Nga vlerësimi i dokumentacionit janë konstatuar se jo të gjitha bashkitë e kanë ngritur këtë mekanizëm lehtësimi brenda vitit 2017, ndërkohe që ka mangësi në raportim.

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045