INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anketim. Mendimi i biznesit mbi informalitetin dhe korrupsionin

Anketim. Mendimi i biznesit mbi informalitetin dhe korrupsionin

Publikuar më: 12:54 29-11-2016

Këshilli i Investimeve ka bërë një anketim mbi perceptimin e biznesit në lidhje me shkaqet që krijojnë qasje në informalitet.
Rezulatet flasin se 43% e bizneseve kanë thënë se ndikimi politik dhe korrupsioni e krijojnë informalitetin, ndërsa 39% e tyre janë përgjigjur se evazioni është nxitur nga mungesa e kapaciteteve në administratën tatimore dhe atë doganore. Një pjesë tjetër e madhe bizneseve rreth 26% mendojnë se evazionin është rezultat i taksave të larta.

Më tej, bizneset mendojnë se faktorë të tillë si cilësia e dobët e legjislacionit, konkurrenca e pandershme dhe fragmentizimi i sistemit tatimor janë nxitës të informalitetit.
Siç shihet nga rezultatet e anketimit, sistemi tatimor përbën një nga shtyllat kryesore që lehtëson ose vështirëson formalizimin e ekonomisë, por edhe bën ose jo më atraktive klimën e biznesit.
Në këndvështrimin e sistemit tatimor nga biznesi janë identifikuar si shqetësime: barra tatimore, fragmentizimi i sistemit tatimor, administrata tatimore dhe procedurat tatimore. Administrimi i taksave shprehet si problematike edhe në raporte të ndryshme të organizatave ndërkombëtare për klimën e biznesit në Shqipëri në këto vitet e fundit, por njëkohësisht është një shqetësim i hapur i biznesit nga takimet direkte dhe përgjigjet e ardhura nëpërmjet Anketës online.

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275