INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Anija më e madhe në botë me pasagjerë lundron për herë të parë në ujë

Publikuar më: 12:56 12-03-2016

Anija më e madhë në botë me pasagjerë është nisur nga Saint-Nazaire për në Francën perëndimore duke shënuar kështu lundrimin e parë në ujë para lançimit zyrtar në maj.

“Hamony Of the Seas” është ndërtuar nga STX France me një kosto prej 1.1 miliardë dollarë është 362 metra e gjatë dhe peshon 227 mijë ton.

Duke qëndruar vertikalisht do të ishte 50 metra më e gjatë se kulla Eiffel dhe pothuajse 100 metra më e gjatë se Titaniku.

Anija gjigante pritet të lundrojë nga Southampton deri në Barcelonë në udhëtimin e saj të parë. Rreth 500 njerëz, shumica pjesë e ekuipazhit ishin në bord në lundrimin provë i cili do të zgjasë deri të dielën.

Anija mund të mirëpresë 5 490 pasagjerë dhe brenda saj do të ketë 40 restorantë, si dhe bare, teatro e pishina.

Udhëtimet e tjera provë do të bëhen në fund të prillit me qëllim që Harmony të jetë gati më 12 Maj- 2 vjet e 8 muaj nga dita e fillimit të ndërtimit të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389