INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Andi Lila: Do të japim 200% në fushë për të nderuar fanellën Kuq e Zi

Andi Lila: Do të japim 200% në fushë për të nderuar fanellën Kuq e Zi

Publikuar më: 19:43 08-06-2016

Ai është një ndër lojtarët më të preferuar të De Biasit, gjë të cilën e ka vërtetuar duke e ftuar për çdo grumbullim. Andi Lila është një lojtar multifunksional pasi e kemi parë të luajë shpesh në pozicione të ndryshme dhe është një nga lojtarët që lufton shumë. Në konferencën e sotme për shtyp Lila u   shpreh se synimi i kuqezinjëve në Euro 2016 është fitorja me Zvicrën, dhe për këtë do të japin 200% të mundësive të tyre.

 “Gjendja psikologjike e skuadrës është shumë e mire. Ndeshjen me Zvicrën e pres me padurim dhe mendoj që do të bëjmë më të mirën në atë ndeshje. Do te futemi në fushë për rezultat maksimal. Janë të gjitha mundësitë që të dalim sa më mirë nga kjo ndeshje. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Duhet të ndjekim rugën e drejtë që na solli deri këtu. Çdo futbollist do të japë 200 % në fushën e lojës për të nderuar fanellën”.

30-vjeçari e pranon se po jeton një përrallë pasi magjia e momenteve të tilla nuk qëndron thjesht në faktin se do tyë zbresin në fushë përballë më të mirëve të kontinentit.

“Këto ditë e kanë forcuar më tepër grupin tonë. Më duket vetja ndonjëherëe sikur jemi në fëmijëri me shokët. Kjo është shumë pozitive për ndeshjet në vazhdim. Me rezultatet e mira ne do të jemi edhe më të afërt me njëri tjetrin. Kemi kohë që stërvitemi dhe punojmë për ndeshjen e parë. I kemi të gjitha mundësitë për rezultat pozitiv. Unë nga natyra jam optimist dhe shpresoj që të dalim me tre pikë nga kjo ndeshje. Pikët do të na ndihmonin shumë për të kaluar grupin”.

Dy humbjet në eliminatoret e botërorit 2014 kundër Zvicrës ku Lila ka qenë një nga protagonistët, janë një histori e kaluar për lojtarin e lindur në Kavajë, i cili thekson se Shqipëria do të jetë e kujdesshme për të mos bërë asnjë gabim. Ai shton se do të pranojë çdo vendim të trajnerit për pozicionin e tij në fushën e lojës, duke pramtuar se do të japë maksimumin. Në fund, Lila i rikthehet sërish gjendjes emocionale pasi për mbrojtësin kuqezi atmosfera e krijuar i kujton vitet 90 të shoqëruara nën himnin e netëve magjike të botëtotit të Italisë.

“Do të mundohem të shijoj në maksimum këto ditë. Kujtoj Gianna Naninin me këngën “Netët magjike” pasi për mua këto janë netë të tilla”.

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939