INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amir Abrashi: Nuk flas me shqiptarët e Zvicrës

Amir Abrashi: Nuk flas me shqiptarët e Zvicrës

Publikuar më: 19:43 08-06-2016

Amir Abrashi ka qenë pjesë e ekipeve zinxhirë të Zvicrës, por tani ai ndihet i lumtur që do të përfaqësoje ngjyrat Kuq e Zi në Euro 2016. Mesfushori 26 vjeçar i Freiburg, në një konferencë për shtyp, deklaroi se prej dy javësh nuk komunikon me lojtarët shqiptarë të Zvicrës dhe kjo do të ndodhë deri pas ndeshjes, ndërkohë që thekson se gjendja e tij është e mirë dhe nuk ka më probleme me shpatullën.

“Gjendja fizike është shumë e mirë. Unë personalisht nuk kam, asnje problem fizik. Kemi dy javë që punojmë që jemi bashkë. Çdo lojtar është stërvitur shumë mirë dhe qëndrojmë të gjithë bashkë edhe pas stërvitjes”.

Abrashi është një nga njohësit më të mirë të skuadrës së Zvicrës dhe shpreson që me kontributin e tij të ndihmojë sadopak Shqipërinë në sfidën e parë europiane.

“Zvicra ka elementë të fortë por ne jemi të fortë si ekip dhe do të japim 100 % deri në minutën e fundit. Për mua nuk është një derbi sepse unë jam pjesë e Shqipërisë dhe synoj një rezultat pozitiv”.

Mesfushori i lindur në Bischofszell nuk kursen një koment edhe për punën që po bën trajneri Gianni De Biasi, duke e pranuar se ai është një perfeksionist.

“Çdo trajner ka taktikën e vet por De Biasi punon deri në detaje në këtë aspekt. Ai kërkon që të jemi të përqëndruar në çdo seancë stërvitore”.

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264