INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Andi dhe Tea kanë qenë të lidhur prej vitesh? Shqipja nuk ndalet, ja ç’ka bërë për të vërtetuar romancën e tyre!

Andi dhe Tea kanë qenë të lidhur prej vitesh? Shqipja nuk ndalet, ja ç’ka bërë për të vërtetuar romancën e tyre!

Publikuar më: 13:30 07-12-2020

Para pak ditësh ish-konkurrentja e "Përputhen", Shqipe Hysenaj publikoi një foto në Instastory që ngjalli shumë debat në rrjet. Shqipja pretendonte se në foto ishte Andi dhe Tea.

“Tea dhe Andi në klasë të parë kishin mbledhur lekët për kafe. Foto bombastike që është direkt për skualifikim, sepse janë shtirur se nuk njihen të pafytyrët dhe mashtruesit. Janë tallur me një publik të tërë, me konkurrentët brenda, me produksionin. Hë moj Olsa ku je?Të shpëtoi ky detaji i vogël? Skualifikoi! Apo po fle gjumë dhe zgjohesh vetëm nga klikimet. Tani do e tregosh veten sa e drejtë je. Se unë të njoh por publiku që s’të njeh. Me mua e tregove drejtësinë”, shkroi Shqipja përkrah fotos.

andish.jpg

 

Mirëpo shumë shpejt portalet zbuluan se vajza në foto nuk ishte Tea, por ish e dashura e Andit, e cila jeton në Gjermani.

Megjithatë Shqipja është e sigurt se në foto është Tea dhe bëri një tjetër postim ku krahason veshin e vajzës në foto dhe veshin e Teas.

“Po jua them dhe një fjalë te veshi. Natën”, shkroi Shqipja.

teatrifo.jpg

 

Vetë autorja e programit ka deklaruar se nuk ka gjë të vërtetë në këto postime të Shqipes, mirëpo ish-konkurrentja ka publikuar foto të tjera për të vërtetuar se vajza në foto është Tea dhe jo ish e dashura e Andit. Ajo ka ripublikuar foton në Instagram dhe një tjetër imazh të Teas që është shkrepur në të njëjtin vit me fotografinë e Andit. Shqipja thotë se Tea e ka ngjyrën e flokëve të njëjtë në të dyja fotot dhe është plotësisht e bindur se është ajo në të dyja fotot.

“Viti i njëjtë, ngjyra e flokëve e njëjtë për qorrat dhe budallenjtë që s’ju besojnë syve dhe mendja nuk ju punon. Sado përpiqeni ta mbuloni, po nuk dolën nesër këta… do dalin të tjerë shumë shpejt”, shkruan ish-konkurrentja.

tetr.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0021378993988037