INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Amorsito dejame chicito!” Këto janë këngët shqiptaro-latine [FOTO]

“Amorsito dejame chicito!” Këto janë këngët shqiptaro-latine [FOTO]

Publikuar më: 18:25 03-07-2017

Jemi zyrtarisht në verë dhe “gara” e artistëve për hitet verore sapo ka filluar.

Shumë artistë shqiptarë do të pushtojnë shume club-e në të gjithë vendin. Është verë dhe situata sa vjen dhe “nxehet” më shumë, dhe artistët “luftojnë” fortë për të patur këngët e tyre HITe. Dhe ajo që ndodh më së shumti është se muzika latine ‘pushton’ tregun muzikor shqiptar dhe bëhet një ndërthurje e bukur shqiptaro-latine. Por cilët janë artistët dhe këngët që kanë bërë këtë ‘mix’ shqiptaro-latine me këngët e tyre? Emisioni “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani ne INTv foli për këtë trend që shumë këngëtarë shqiptarë kanë rënë ‘pre, shkruan intv.al

1) Ronela Hajati - Ladies
Nese ka një personazh i njohur shqiptar që e dashuron këngën latine dhe gjithmonë i qëndron besnike, ajo është Ronela Hajati, duke filluar nga titujt që vendos, si “Malagata”. Ajo nuk ka mundur t’i rezistojë kësaj “rryme” edhe tek kënga e fundit solo “Ladies” ku në një pjesë të këngës ku shumë e kanë pëlqyer ka qenë:
“Siento criminal en mi ritmo
Quiero que me dejas papito
Quiero mis amigas querido Amorsito dejame chicito! “

1Ronela_Hajati_-_Ladies.jpg

2) Soni Malaj - Loca
E dyta këngëtare e cila dallon shumë me stilin e saj gjithmonë e shohim në pjesën e latines ndonjëherë qoftë edhe me veshjen. Por tek kënga e fundit, mesa duket Soni duket sikur 100% ka dashur të tërheqë fansa latinë pasi ritmi apo edhe mënyra sesi këndon është nje mënyrë latine sa mund të themi paksa me një theks jo fort të mirë saqë edhe kur këndon shqip nuk dallohet mirë. Soni fillon “…. Asojaa, asojaa…. Sa loca, locaa por tii….. saa loco loco por mi por miii asi asii… etj etj”

2_soni_mlaj.jpg

3) Stine- La Bonita ft Denny Njeto & DJ Iljano
Kënga më e fundit e Stines, duke filluar që në fillim është një fjalë në gjuhën latine, tjetrën shqip dhe vazhdon në fund. Duke filluar me pjesën “Denny Njeto” ( i cili është një ndër bashkepuntoret) ai e thotë në mënyrë që të dëgjohet sikur thotë “Daddy Yankee”. Ai fillon: “..Dalee.. mi vida… mi linda… prima ballerina… Mi chika mi chika yeahh….” Me pak fjalë më shumë se 50% është latine…
3__Stine-_La_Bonita_ft_Denny_Njeto__DJ_Iljano.jpg

4) Claydee & Ermal Mamaqi – Senorita
“Oye, chiquita! Espero un momento” dhe kështu kjo është kënga nga Claydee dhe Ermal Mamaqi, e cila fillon në këtë gjuhë direkt. Por kjo këngë edhe titullin e ka në gjuhën latine si dhe normale që në refren mbizotëron kjo fjalë… 

4_Claydee__Ermal_Mamaqi__Senorita.jpg

5) Çiljeta ft Armend Ademi – AVENTURA
Dhe nuk kishte si të mungonte Çiljeta Xhilaga, që gjithmonë të shkon në mendje se ajo vajzë është nga vendet latine, e bukur dhe gjithmonë në formë. Cili tek klipi “Aventura” ka filluar që me titullin dhe vazhdojnë më pas: “Mi Vida… linda… muy linda… etj…/intv.al/

5_Ciljeta_-_Armend_Ademi__AVENTURA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039680004119873