INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

AMK këshilla për konsumatorët: “Ja si ta dalloni nëse mishi është i sigurt për konsum” [VIDEO]

Publikuar më: 15:34 07-10-2017

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka publikuar një video ku u jep këshilla konsumatorëve lidhur me produktin e mishit. “A dini si ta dalloni mishin e sigurt për konsum?! Çfarë tiparesh duhet të ketë një produkt i tillë, për t'u konsideruar i shëndetshëm?!”-janë pyetjet që shtron për konsumatorët AMK duke shtuar se duhet të dëgjojmë këshillat e tyre. “Stabilimenti i parë publik, për përpunimin e mishit nga Bashkia Tiranë, garanton me vulën e veterinerit të AMK standard dhe siguri ushqimore”-sqaron kjo agjenci. “Që mishi të jetë i sigurt për konsum duhet të përdoret pas 24 deri në 26- orë nga therja, të ketë ngjyrë trëndafili të hapur, si dhe erën e kafshës nga vjen”.-këshillon Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ndër të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0040090084075928