INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amir Rrahmani zyrtarizon lidhjen me modelen e njohur shqiptare, por fansat e ngacmojnë për Era Istrefin

Amir Rrahmani zyrtarizon lidhjen me modelen e njohur shqiptare, por fansat e ngacmojnë për Era Istrefin

Publikuar më: 13:28 07-12-2025

Pas gati 1 viti lidhje, Amir Rrahmani konfirmon lidhjen me Drita Stublla. Çifti, i cili u zbulua nga disa foto paparacë, ka publikuar për herë të parë një foto së bashku, duke konfirmuar kështu këtë romancë. Muaj më parë, dyshja është fotografuar rrugëve të Napolit duke ecur dorë për dore, duke mos lënë më vend për dyshime rreth romancës së tyre. Prej muajsh kanë qarkulluar zëra për një lidhje mes tyre, por deri tani asnjëri nuk e kishte konfirmuar publikisht.

Pamjet e fundit kanë zyrtarizuar marrëdhënien, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale. Mesa duket, lidhja është konsoliduar, aq sa Drita të shpërngulet në Napoli, ku futbollisti është i angazhuar.

Rrahmani, i cili është një nga figurat kryesore të futbollit kosovar dhe një lojtar kyç te Napoli në Serie A, duket se po gjen ekuilibrin perfekt mes karrierës së tij profesionale dhe jetës private. Por teksa ylli i skuadrës së Kosovës ka publikuar një foto me partneren, komentet e kanë ngacmuar për lidhjen që ai ka pasur me Era Istrefin. Të shumtë kanë qenë ndjekësit që janë shprehur se me Erën ai ka humbur dashurinë.

 

stba.jpg

 

Në komente në “Instagram”-in e tij, por edhe në “Tik-Tok”, të shumë kanë qenë komentet, por edhe fotot që ai ka pasur më herët me Era Istrefin. Sakaq, si Drita dhe Amiri kanë preferuar që mos të merren me këto komente, por të shijojnë këtë romancë mes tyre. Drita Stublla njihet për aktivitetin e saj në botën e modës e rrjeteve sociale, ku ka një numër të madh ndjekësish dhe shpesh komentohet për stilin dhe postimet e saj. Fotografitë e publikuara i kanë bërë menjëherë kryefjalë të mediave rozë, ndërsa fansat e futbollistit dhe blogeres kanë reaguar me shumë kuriozitet ndaj këtij çifti të ri të njohur. Dyshja duket se janë bashkë prej më shumë se 10 muajsh dhe kjo u konfirmua nga një video e bërë virale në “TikTok” në fillim të vitit. Pak vite më parë, Drita ka qenë në një lidhje edhe me djalin e Hashim Thaçit, Endrin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034451484680176