INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada konfirmon, 'Shkon në dy numri i shqiptarëve të vrarë nga zjarri i Greqisë'. Viktima është një 59-vjeçar

Ambasada konfirmon, 'Shkon në dy numri i shqiptarëve të vrarë nga zjarri i Greqisë'. Viktima është një 59-vjeçar

Publikuar më: 15:04 27-07-2018

Shkon në dy numri i viktimave shqiptare në zjarrin që shkrumboi para disa ditësh qytetin e Greqisë.

Ambasada shqiptare në Athinë konfirmon se shtetasi Viktor Ceko, 59-vjeç është ndarë nga jeta si pasojë e plagëve të marra.

Me viktimën shqiptare numri i personave që kanë ndërruar jetë shkon në 87.

Vikor Ceko është viktima e dytë që ndërron jetë pas 85-vjeçares me shtetësi shqiptare, Nice Leka që u dogjë në banesën e saj.

E moshuara ishte e martuar me një shtetas grek, i cili fatmirësisht i ka shpëtuar flakëve.

Në morgun e Athinës, është në përfundim procesi i dhënies së kampioneve të ADN-së, ndërsa ekspertët thonë se deri pasditen e së shtunës do të kenë mbaruar identifikimin e një pjese të mirë të 86 trupave të gjetur.

Article Logic
Execution time: 0.0026459693908691