INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Altin Basha largohet nga PORTOKALLI, Jul Deda e ironizon publikisht: Pas 17 vitesh…[FOTO]

Altin Basha largohet nga PORTOKALLI, Jul Deda e ironizon publikisht: Pas 17 vitesh…[FOTO]

Publikuar më: 21:37 07-10-2020

Sezoni i ri i Portokalli nisi me ndryshime të shumta, me mungesa aktorësh dhe një regjisor të ri. Pas 17 vitesh si udhëheqës i spektaklit të humorit, Altin Basha dha dorëheqjen pasi i ishin hequr shumë kompetenca. Vendin e tij e zuri Indrit Çobani, i cili është aktor në Teatrin Kombëtar, si dhe ka qenë regjisor i dhjetëra emisioneve televizive më parë.Largimi i Bashës ishte vërtetë i bujshëm dhe tashmë kanë nisur edhe ironitë nga të larguarit e hershëm të Portokallisë. Ka qenë Julian Deda ai i cili përmes një postimi në Instagram i ka hedhur një thumb ish-regjisorit të spektaklit të humorit.

“Bravo Altin, pas 17 vitesh eksperiencë pune si regjisor, më në fund ja arrite qëllimit, u bëre asistent regjisor. Hallall plako”, ka shkruar Deda në Instagram.
Debatet mes Julian Dedës dhe Altin Bashës kanë nisur shumë kohë më parë, që nga momemti kur nga spektakli i humorit filluan të largoheshin disa nga aktorët më të njohur. Para disa vitesh, Juli fajësoi regjisorin për të gjitha largimet, duke u shprehur se kanë pasur probleme me të dhe njerëzit që i qëndronin Bashës afër.

juli.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034110546112061