INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Almeda publikon portretin e plotë të vogëlushit dhe jemi në dyshim kujt i ngjan bebi më shumë, mamit apo babit!

Almeda publikon portretin e plotë të vogëlushit dhe jemi në dyshim kujt i ngjan bebi më shumë, mamit apo babit!

Publikuar më: 18:07 14-06-2019

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë në muajin maj të këtij viti. Çfti i bëri një pritje shumë të bukur djalit të tyre Efehan, me dhurata dhe një mini-festë të organizuar vetëm për të.

Pavarësisht se dedikimet publike për djalin e tyre të sapolindur nuk munguan, u desh të prisnim derisa ai të mbushte 1 muaj për të parë pamjen e plotë. Ditën e sotme, Efehan mbush 40 ditë dhe Almeda ka vendosur të publikojë një video të ëmbël në ‘Instastory-n’ e saj, ku shfaqet me vogëlushin në krah, me filtrin e qenit në fytyrë, duke zbuluar kështu sytë e tij të mëdhenj blu dhe fytyrën ëngjëllore.

Bukuroshja shqiptare duket se po e shijon në maksimum kohën pranë djalit të saj, madje pak ditë më parë, në një postim në ‘Instagram’ tha se do të donte të kishte dhe një fëmijë tjetër.

Kujtojmë se Almeda dhe Tolgahan i dhanë fund beqarisë në vitin 2017, pas një lidhje disavjeçare. Pyetja që ne kemi është se cili i ngjan më shumë bebit Almedës apo Tolgahan.

Screenshot_2019-06-14_144350.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039830207824707