INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alfabeti shqiptar, gërmat që kopjuam dhe ato që shpikëm [VIDEO]

Publikuar më: 12:10 27-04-2017

Vitet midis 1750 dhe 1850-es ishin kohë e një diversiteti  ortografik mahnitës në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe, gjuha shqipe shkruhej në të paktën 10 alfabete të ndryshme, një rekord ky për gjuhët europiane. Libri " Alfabetet shqiptare, të huazuara dhe të shpikura" nga Robert Elsie, paraqet format e ndryshme në të cilat ishte regjistruar kjo gjuhë e vjetër e Ballkanit, që nga dokumentet më të hershme deri në fillim të shek.XX. Ata konsistojnë në përshtatje të alfabetit latin, grek, arab dhe cirilik dhe çfarë është akoma më interesante, një numër sistemesh të shpikura në vend. Pjesa më e madhe e alfabeteve të mëvonshme, janë harruar tashmë dhe mbeten të panjohura edhe për vetë shqiptarët.


Veç alfabeteve të huazuara që përmenden më lart, janë edhe alfabeti i Gregorit në Durrës ( Dorëshkrimi i ungjillit në Elbasan) 1761

Alfabeti i Dhaskal Todrit ( fundi i shek 18-të dhe fillimi i shek të 19-të)

Alfabeti i Jan Velarës në 1801, alfabeti i Naum Veqilharxhit (1844-1845)

kurse disa nga mini - alfabetet shqiptare ishin, i ashtuquajturi alfabeti i Papa Totasit (1761)

Alfabeti i Vezo Beut ( 1850) dhe

Alfabeti i Kostandin Beratit ( fundi i shek të 18-të dhe fillimi i shek të 19-të). 

3258.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040562152862549