INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i OKB-së:

Alarmi i OKB-së: "Në Shqipëri po përgjysmohet popullsia, shifrat janë të frikshme" [FOTO]

Publikuar më: 12:04 27-04-2017

Në vitin 2100 popullsia në Shqipëri do të përgjysmohet në mënyrë të frikshme.
Ky ka qenë përfundimi që ka arritur Organizata e Kombeve të Bashkuara pas një studimi, e cila paralajmëron se vendi ynë deri në vitin 2100 do ketë një rënie prej 1.2 milionë personash, nga popullsia aktuale që është 2.9 milionë.
Siç shihet dhe nga tabela përveç rrudhjes në numër shihet dhe një përkeqësim në vitalitetin e popullsisë.
Sipas piramidës këtë vit rreth 546 mijë persona janë e grupmoshës 60-vjeç dhe sipas statistikave kjo grup moshës është rritur më 13% përgjatë vitit 2016.
Pra në vitet e ardhshme Shqipëria do përballet më fenomenin e plakjes së popullsisë dhe përgjysmim të saj.
Faktorët që kanë ndikuar negativisht janë valët e emigrantëve të larguar nga vendi, vështirësitë e ekonomike tek çiftet e reja e cila përkthehet në ulen e numrit të lindjeve dhe lindja e fëmijë së parë në moshë të madhe.

piramida-e-popullsise-sipas-grupmoshave-1024x729.png

Article Logic
Execution time: 0.0043258666992188