INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alban Dudushi në siklet të madh, e pyesin pse u ndave nga gruaja e parë, ja si përgjigjet ai! [FOTO]

Alban Dudushi në siklet të madh, e pyesin pse u ndave nga gruaja e parë, ja si përgjigjet ai! [FOTO]

Publikuar më: 21:21 21-05-2018

Moderatori Alban Dudushi është një prej moderatorëve më të njohur të ekranit shqiptar. Mbrëmjen e sotme ai u vu përballë fëmijëve ‘Në kurthin e Piter Pan’, ku i është përgjigjur me sportivitet të gjitha pyetjeve të fëmijëve.

Njëri prej vogëlushëve e pyeti moderatorin se përse ai u nda nga gruaja e tij e parë. Albani nuk ngurroi dhe ju përgjigj djaloshit, duke i shpjeguar se ç’ndodh mes të rriturve.

“Ashtu si ju tani që mund të pëlqeni ndonjë gocë, kur je i ri të pëlqen shumë diçka, por më vonë kjo ndryshon. Unë me gruan time të parë u deshëm shumë dhe vendosën të bëjmë edhe një fëmijë bashkë. Por të rriturit mund të mërziten me njëri-tjetrin, por ky nuk është fundi i botës. E rëndësishme është që ta ruajnë atë pjesën e bukur që kanë me njëri-tjetrin. Ne kemi edhe një vajzë të bukur bashkë, kështu që ruajmë gjërat tona më të bukura”.

bani.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0019130706787109