INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alba s’i ndal akuzat e forta: Fjolla përdor lëndë narkotike, Klodi dhe Londrimi janë gay…

Alba s’i ndal akuzat e forta: Fjolla përdor lëndë narkotike, Klodi dhe Londrimi janë gay…

Publikuar më: 11:31 06-01-2026

Alba Pollozhani ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes pas një përplasjeje të fortë me këngëtaren Fjolla Morina, një situatë që ka ndezur debatet brenda dhe jashtë formatit. Gjatë gjithë javës, dyshja janë përfshirë në përplasje të vazhdueshme verbale, duke u konfliktuar për çështje të ndryshme që lidhen me lojën, qëndrimet dhe interpretimet e situatave brenda shtëpisë. Megjithatë, gjithçka arriti kulmin gjatë spektaklit Prime, ku tensionet mes tyre eskaluan ndjeshëm.

Në një moment që surprizoi publikun dhe banorët, Alba hodhi një akuzë të rëndë ndaj Fjolles, duke pretenduar se ajo jashtë këtij formati përdor lëndë narkotike. Deklarata u konsiderua tepër e rëndë dhe e papranueshme për një transmetim televiziv, çka solli reagime të menjëhershme nga moderatorët e programit.

Menjëherë pas akuzës, produksioni ndërhyri duke e ndaluar Albën të vijonte më tej me deklarata të tilla, duke theksuar se akuza të kësaj natyre nuk mund të bëhen pa prova dhe cenojnë rëndë figurën personale të individëve.

Debati rreth raportit mes Klodian Mihaj dhe Londrim Mekaj ka marrë sërish vëmendje brenda shtëpisë, pasi banorja Alba ka komentuar hapur afrimitetin mes dy djemve, duke vënë në dyshim orientimin e tyre seksual.

Gjatë një bisede, Alba u shpreh se disa sjellje të Londrimit dhe Klodit që nga batutat, këngët romantike italiane e deri te afrimiteti mes tyre sipas saj, lënë vend për interpretime. Ajo theksoi se nuk kishte qëllim të ofendonte, por se po komentonte mënyrën se si po luhet loja në shtëpi.

“Me bananet, me këngët romantike italiane, me afirmimet… nuk po ofendoj, po komentoj lojën, jo ju si njerëz”, u shpreh ajo.

Madje, Alba la të kuptohet se dyshja ose po shtiren si homoseksualë për lojë, ose janë realisht gej, duke ndezur edhe më shumë diskutimet mes banorëve.

Pas këtyre deklaratave, Klodiani dhe Londrimi reaguan sërish, duke hedhur poshtë çdo aludim për orientimin e tyre seksual. Ata u shprehën të zhgënjyer nga komentet e përsëritura të banorëve të tjerë, duke theksuar se raporti i tyre është thjesht shoqëror dhe i sinqertë.

“Ne e kemi qartësuar, kemi një raport shoqëror. E kemi thënë 100 herë”, u shpreh Klodiani, duke shtuar se afrimiteti mes dy meshkujve nuk duhet të etiketohet automatikisht. “Raporti ynë ka lindur pa komplekse. Nuk do të thotë që ia fërkoj shpinën, kur ma kërkon, je gej”, theksoi ai.

Dyshja insistoi se miqësia e tyre është reale dhe se kjo do të vërtetohet edhe jashtë mureve të shtëpisë, ndërsa debati mbi kufijtë mes shoqërisë dhe perceptimeve vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara mes banorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0023441314697266