Me hyrjen e Lim Hotit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, dinamika e lojës së Alba Pollozhanit ka ndryshuar shumë. Ajo se ka përballuar aspak mirë afrimitetin e tij me Dolcen dhe jo rrallë herë ka bërë reagime xhelozie. Së fundmi, Alba ka dhënë një deklaratë sa të fortë, aq edhe pak të çuditshme gjatë darkës së të nominuarve.
Gjatë mbrëmjes, ajo u shpreh se nuk do të bëjë fëmijë me asnjë mashkull tjetër përveç Limit. Alba theksoi se, nëse kjo nuk realizohet, ajo do të zgjedhë birësimin.
“Edhe nëse vjen situata që ai krijon familje me dikë tjetër dhe përfundimisht është me dikë tjetër, unë më mirë zgjedh të adoptojë fëmijë, sesa të krijojë një fëmijë pa dashuri. Sepse për mendim tim, fëmija është fryt i dashurisë”. Nuk do të rri me asnjë mashkull tjetër, dhe nuk do të bëj fëmijë me asnjë mashkull tjetër”, ka deklaruar ajo.








21 Jan 2026 





