INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmuese! Mësoni çfarë po ndodh me inteligjencën njerëzore

Alarmuese! Mësoni çfarë po ndodh me inteligjencën njerëzore

Publikuar më: 13:28 02-07-2018

Është zyrtare, ne po bëhemi gjithnjë e më pak inteligjentë.

Sipas një studimi, niveli i inteligjencës po bie, dhe ka qenë në rënie për dekada të tëra.

Autorët Bernt Bratsberg dhe Ole Rogerberg nga Qendra për Kërkimet Ekonomike në Oslo, Norvegji, analizuan rezultatet e testit të inteligjencës së më shumë se 730.000 meshkujve norvegjezë. Persona që nga viti 1970 deri në 2009 ishin pjesë e këtij studimi që tregoi se ata që kishin lindur në 1962 kishin arritur më shumë pikë se ata të lindur në 1991.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkakton këtë rënie të IQ. Studimi përfshiu breza të ndryshëm nga e njëjta familje gjë që përjashton mundësinë që rezultatet të jenë gjenetike, megjithatë doli se fëmijët po performojnë më keq se prindërit e tyre.

Autorët mendojnë se shkak për këtë mund të jenë faktorët mjedisorë. Gjithçka, që nga ajo që hamë deri te ajri që thithim, mund të përcaktojë nivelin e integjigjencës.

mund të ndodhë edhe pse teknologjia nxjerr shumë e më shumë detyra për ne, dhe kështu bëhemi më pak inteligjentë ose sepse shpenzojmë shumë kohë në smartphona dhe kompjuter.

Rënia e IQ nuk është e limituar vetëm në NOrvegji, autorët thonë se ky trend është i dukshëm në disa vende të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0030980110168457