INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i stomatologëve, nëse flini në darkë me dhëmbë të palarë rrezikoheni nga…

Alarmi i stomatologëve, nëse flini në darkë me dhëmbë të palarë rrezikoheni nga…

Publikuar më: 12:34 18-03-2019

Higjena e dhëmbëve është shumë e rëndësishme jo vetëm për jetëgjatësinë e tyre, por dhe për shëndetin në tërësi. Stomatologët këshillojnë që larja e dhëmbëve të kryhet të paktën dy herë në ditë. Një herë në mëngjes dhe një herë në darkë, para gjumit.
Ka ende persona as nuk e konceptojnë dot të flenë pa larë dhëmbët, por ka dhe të tjerë që i bëjnë “bisht”. Dentistët për dembelët dhe neglizhentët thonë se të shkosh në shtrat pa larë dhëmbët është njëlloj si të shkosh në shtrat me “fekale” në gojë.”
Kjo për shkak se nëse nuk lahen para gjumit bakteret e ushqimeve qëndrojnë nëpër dhëmbë. Ato gjatë natës do të shumohen dhe do të rrezikoni prishjen e dhëmbëve. Po nëse nuk i lani rregullisht në darkë mikrobet do të shpërndahen dhe në organe të tjera dhe për pasojë mund të përhapen vatra infeksionesh në organe jetike si në stomak apo veshka. Ndaj për të shpëtuar nga sëmundjet, mos përtoni 2-3 minuta në darkë kushtojuani dhëmbëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035238265991211