INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm, vendi rrezikon të përmbytet! Digat mund të çahen

Alarm, vendi rrezikon të përmbytet! Digat mund të çahen

Publikuar më: 17:48 28-01-2019

Shumë zona në të gjithë Shqipërinë rrezikojnë të përmbyten, pasi digat e rezervuaret mund të çahen.

Në raportimin në parlament Ministria e Energjetikës ka paraqitur një raport për të 640 digat, të cilat rezultojnë se nuk janë mirëmbajtur. Situata është konsideruar alarmante pavarësisht ndërhyrjeve që janë bërë deri më tani. Zonat e banuara pranë digave të rezervuarëve janë të rrezikuara nga përmbytjet.
Çfarë thanë zyrtarët në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese, sipas Ora News:
Agim Bregasi, Drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë: “Ka ndërtime me leje, pa leje që e ndërlikojnë situatën. Por ai studimi që do bëhet nga Komiteti Kombëtar i Digave do përcaktojë se në cilat diga duhet ndërhyrë. Në total janë 640 diga në të gjithë vendin dhe thuajse në të gjithë rastet rezulton se janë të amortizuar. Fondet e dhëna gjatë këtyre viteve nuk kanë dhënë efeke.”
Agim Bregasi, Drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë: “Në dijeninë time për këto diga Banka Botërore ka bërë një studim dhe është ndërhyrë në 12 diga. Do të bëhet një verifikim i gjithë situatës.”

Edhe deputetë të majtë kërkuan një skanim të situatës.
Tatja Nurçe Deputete e PS: “Rezervuari i Kasharit ka një problem shumë të madh që është pranë familjeve dhe merr përpara fshatin deri tek hekurudhat.”
Ilir Beqaj: “Situata e digave është më komplekse në Shqipëri. Unë mendoj se ju keni për detyrë parësore ta rishikoni këtë rregullore.”

Article Logic
Execution time: 0.0037579536437988