INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm për BOMBË, ndërpritet koncerti i artistit shqiptar

Alarm për BOMBË, ndërpritet koncerti i artistit shqiptar

Publikuar më: 19:25 25-07-2022

Mbrëmjen e djeshme festivali ndërkombëtar i operës, “Ramë Lahaj International Opera Festival”, i tenorit të njohur Ramë Lahaj, është shoqëruar me një incident. Koncerti është ndërprerë për disa minuta për shkak të një alarmi për bombë. 

Mirëpo, koncerti ka nisur sërish pas kontrolleve nga Policia e Shtetit, e cila zbuloi se alarmi ishte fals.

“Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

B10756DB 1699 4C53 8B34 B34D868DD625

Article Logic
Execution time: 0.0033700466156006