INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKU bllokon 95 kg djathë në Skrapar, ja kushtet skandaloze ku prodhohej [Foto]

AKU bllokon 95 kg djathë në Skrapar, ja kushtet skandaloze ku prodhohej [Foto]

Publikuar më: 18:12 31-05-2018

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë inspektimit në Fshatin Backë në Skrapar ka bllokuar 95 kg produkte bulmeti, përkatësisht 95 kg djathë i bardhë për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore.

Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale Berat ka kryer inspektim në subjektin baxho nga ku rezultoi se subjekti në pronësi të Xhemal Rushani ushtronte aktivitet, tregtim produkte bulmeti, por nuk rezulton i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Bizneseve (QKB) .

Siç duket edhe në foto (muret dhe tavanet me prezencë lagështie dhe myku pajisjet ku përpunohet lënda e parë dhe ruhet produkti përfundimtar janë me prani ndryshku.

Ambienti në të cilin tregtohej produkti bulmet, ishte jashtë çdo standardi edhe minimal të Sigurisë Ushqimore, duke përbërë kështu rrezik real e të vazhdueshëm për konsumatorin.

Gjithashtu bazuar në legjislacionin në fuqi ndaj subjektit u mor masa administrative me gjobë me vlerën 300.000 lekë.

djathi_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018801689147949