INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Finalizohet operacioni “Agimi” në Skrapar. Kapen 297 kg kanabis, në pranga 2 të rinj

Finalizohet operacioni “Agimi” në Skrapar. Kapen 297 kg kanabis, në pranga 2 të rinj

Publikuar më: 18:03 27-09-2017

Policia e Beratit ka sekuestruar rreth 300 kilogramë kanabis dhe 175 bimë gjatë aksionit të koduar me emrin “Agimi”. Në pranga janë vënë 2 persona, njëri prej të cilëve i dënuar më parë për prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike. Gjatë operacionit në pranga D. Koleci, 35 vjeç, banues në Skrapar pasi gjatë kontrollit të ushtrur në banesën e tij dhe në banesën e prindërve të tij ( e cila ishte e braktisur) në Skrapar, iu gjetë dhe sekuestrua një sasi prej 297 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Po kështu është ndaluar edhe shtetasi M. Myftaraj 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën 0.5 kg lëndë narkotike. Policia bën me dije se në ngarkim të shtetasve të arrestuar ka filluar hetimi për procedim pasuror pasi janë evidentuar disa pasuri , 1 vilë 3-katëshe, 1 lokal dhe disa automjete, në pronësi të tyre të cilat dyshohen se lidhen me veprimtarinë e paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Ndërkohë një policia ka gjetur një parcelë të mbjellë me hashash në fshatin Gradecë, të Skrapari por nuk ka arritur të identifikoj autorët. Në zonën e pyllëzuar janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies rreth 175 rrënjë bimë narkotikë Cannabis Sattiva.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994