INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorja Scarlet Johansson fejohet pas dy vitesh lidhje dashurie!

Aktorja Scarlet Johansson fejohet pas dy vitesh lidhje dashurie!

Publikuar më: 10:41 20-05-2019

Scarlett Johansson është një këngëtare dhe aktore amerikane mjaft e talentuar dhe shumë e dashur për publikun në mbarë botën.
Së fundmi, aktorja dhe Colin Jost duket se do të martohen së shpejti. Pas dy vitesh lidhje dashurie, çifti janë fejuar.
Këtë e ka konfirmuar menaxheri i aktores Marcel Pariseau për Associated Press i cili ka thënë po ashtu se data e martesës nuk është caktuar akoma.
Johansson dhe Jost e kishin bërë debutimin e tyre publik si çift në muajin nëntor të vitit 2017.
Kjo martesë do të jetë e para për yllin e “Saturday Night Live” derisa për Johansson e treta.
34 vjeçarja e ka finalizuar divorcin me bashkëshortin e saj të dytë Romain Dauriac në muajin shtator të vitit 2017. Ish-çifti kanë një vajzë katërvjeçare Rose.
Johansson ka qenë gjithashtu e martuar me aktorin Ryan Reynolds për më shumë se dy vjet – nga muaji shtator i vitit 2008 deri në muajin dhjetor të vitit 2010.

Article Logic
Execution time: 0.0039129257202148