Catherine Zeta-Jones ka deklaruar dashurinë e saj për një burrë tjetër dhe thotë se burri i saj Michael Douglas, 78 vjeç, është ‘në rregull me këtë’. Aktorja 53 vjeçe, hyri në Instagram të dielën mbrëma teksa shikonte finalen më dramatike të Kampionatit Botëror, shkruan DailyMail.
Duke brohoritur Argjentinën nga shtëpia e saj teksa siguronin një fitore gjatë penalltive pas një loje të gjatë me Francën, Catherine pranoi se ka një vend të posaçëm në zemrën për Lionel Messin, 35 vjeç.
Duke publikuar një video të televizorit të saj teksa ekipi shpërtheu në lot pas fitores së tyre, Catherine mund të dëgjohej duke kënduar “Ole, Ole, Ole” në sfond.
Ylli shkroi në mbishkrimin e postimit: “Ndeshja më e mirë që kam parë ndonjëherë, ndonjëherë! Shiko, unë mbështes Paris Saint Germain, pse, çudi dikush, unë i dua francezët, e flas madje frëngjishten, zemra ime është me juve”, shkroi ajo.
“Por ju duhet të kuptoni, unë e dua MESSIN-in dhe më e mira?….Burri im është në rregull me këtë. Nuk ka nevojë….kështu që mos qani për mua apo askënd tjetër, Argjentinë! OLE!”, shkroi tutje aktorja e njohur.








13 Dec 2025 





