INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktori më i paguar në histori? E zbuloni këtu [FOTO]

Aktori më i paguar në histori? E zbuloni këtu [FOTO]

Publikuar më: 18:19 20-07-2018

Pasi Kylie Jenner ishte 20 vjeçarja e parë pretendente për të qenë bilionerja e parë femër në moshën e saj, ‘Forbes’ bën publikimin e radhës.

Revista prestigjioze publikoi listat e pasurive të yjeve të njohur të Hollyëood-it duke filluar që nga aktorët, producentët, këngëtarët e deri te drejtuesit e linjave të produkteve muzikore.

Përsa i përket një viti më parë, revista ka renditur në krye të listës së aktorëve më të paguar të vitit George Clooney-n. Nga ana tjetër, në një listë tjetër të Forbes renditen këngëtarët dhe fitimet e tyre për vitin 2017-2018, ku në vend të parë renditet Katy Perry me 83 milion dollarë.

Por prisni sepse ka edhe një klasifikim të më të paguarëve në gjithë historinë. Në listën e këngëtarëve më të paguar të të gjithë kohërave renditet Beyonce me 793.5 milion dollarë. Ndërsa aktori më i paguar në histori është Dwayne Johnson, “The Rock”.

Ai ka luajtur në disa filma të suksesshëm në gjithë karrierën e tij kinematografike si “Jumanji” apo “Fast and Fourios” dhe të gjithë e njohin me pseudonimin “The Rock”. E pra, pasi ka punuar për dhjetëvjeçarë, ai tani është deklaruar si aktori më i paguar me një vlerë të ardhurash totale $ 124,000,000.

the-rock-under-armour.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037858486175537