INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktori i njohur i serialit 'Game Of Thrones' me Covid-19 [FOTO]

Aktori i njohur i serialit 'Game Of Thrones' me Covid-19 [FOTO]

Publikuar më: 16:23 17-03-2020

Koronavirusi po përhapet me një shpejtësi të frikshme në mbarë botën. Të shumtë janë ata që kanë rënë pre e këtij virusi. Së fundmi edhe dy aktorë të tjerë kanë rezultuar pozitivë ndaj analizave të Covid-19. Një ndër ta është ylli i serialit Game of Thrones. Aktori norvegjez, Kristofer Hivju ka konfirmuar se është infektuar nga virusi dhe tani është vetizoluar në shtëpi me familjen e tij.

“Jam mirë, vetëm kam pak simptoma të ftohti”, shkruan Hivju. Gjithashtu ai i bën thirrje të gjithë ndjekësve të tij të tregojnë kujdes, të lajnë duart dhe të rruajnë distancën e përcaktuar nga njëri-tjetri.

Nëpërmjet Twitter-it edhe aktori anglez Idris Elba ka dhënë lajmin e trishtë se ka rezultuar pozitiv ndaj Koronavirusit. Ai është izoluar në shtëpi dhe po ndjek të gjitha këshillat e mjekëve.

9BA2206A-8F5A-4ADB-91CE-78D3ABE9A3E1-300x203.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496