INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksioni “Blloku” në Tiranë/ Sekuestrohen kokainë, franga zviceriane, euro, dollarë [VIDEO]

Aksioni “Blloku” në Tiranë/ Sekuestrohen kokainë, franga zviceriane, euro, dollarë [VIDEO]

Publikuar më: 14:41 06-07-2019

Policia ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në kryeqytet dhe ka vënë në pranga 22 vjeçarin me inicialet R.M, ndërsa ka proceduar penalisht dy të tjerë 32 vjecarin E.P dhe 32 vjeçarin me inicialet A.M

Gjatë operacionit të koduar “Blloku”  të zhvilluar tek rruga e "Barrigadave" janë sekuestruar kokainë, franga zviceriane, euro, dollarë e lekë, si dhe një automjet tip Benz.

Gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të monitorit të kasetofonit policia gjeti dhe sekuestroi 43 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Po gjatë kontrollit fizik të shtetasit me inicialet E.P, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej 25500 franga zviceriane, 600 euro, 49500 lekë dhe 100 dollarë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti në posedim të shtetasit me inicale R. M. si dhe 6 telefona celularë.

Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654