INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Procedohet penalisht administratori i një ekipi futbolli për reklamim të basteve sportive

Procedohet penalisht administratori i një ekipi futbolli për reklamim të basteve sportive

Publikuar më: 10:23 10-02-2019

Është proceduar penalisht administratori i një ekipi futbolli nga policia e Tiranës për reklamim të një shoqërie bastesh sportive gjatë ndeshjes së futbollit në stadiumin "Selman Stermasi”. Policia e Tiranës bën me dije se është proceduar penalisht shtetasi me iniciale G.V, 30 vjeç, banues në Krujë.

"Gjithashtu po kryhen verifikime për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal edhe për vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Fubollit prezent në këtë ndeshje i cili ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve", thuhet në njoftimin e policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328