INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidentohet me

Aksidentohet me "Range Rover" Arben Ahmetaj në Kumanovë, ja pamjet e rënda [FOTO]

Publikuar më: 22:40 16-07-2017

Pas njoftimit të aksidentit të ish-Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj në aksin rrugor Tabanoc-Kumanovë, janë publikuar pamjet e para nga vend i ngjarjes.

Në disa foto të publikuara nga JOQ, duket automjeti tip Range Rover i Ahmetajt i përmbysur në kryqzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc-Kumanovë në krahun që përfshin rrugën mes Kumanovës dhe Kriva Pallankës.

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 17:30 të pasdites së sotme, thuhet se Ahmetaj është dëmtuar ndjeshëm.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Kumanovës për ndihmë mjekësore pasi raportohet të ketë marrë plagë e lëndime të shumta trupore. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

sws.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0061328411102295