INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti tragjik me 13 të vdekur në Shkup, reagon Rama: “Pikëllim...”

Aksidenti tragjik me 13 të vdekur në Shkup, reagon Rama: “Pikëllim...”

Publikuar më: 22:09 13-02-2019

Pas aksidentit të rëndë të shënuar në autostradën Shkup-Tetovë, ku të paktën 13 persona humbën jetën dhe 40 të tjerë të plagosur ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shpreh pikëllimin e tij lidhur me këtë aksident, ndërsa shkruan: “Pikëllim për tragjedinë e autobusit në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut, ku numri i viktimave e të plagosurve ka tronditur e shqetësuar aq shumë familje. U jemi pranë shpirtërisht të gjitha familjeve dhe të gjithë vendit mik”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostratën Shkup-Tetovë, ku dyshimet e para thonë se ka qenë plasja e gomës së autobusit, që ka bërë që fillimisht autobusi të dalë në krahun tjetër të rrugës, e më pas të përmbyset jashtë saj, duke i marrë jetën 13 personave dhe duke lënë të plagosur dhjetëra të tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219