INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident i rëndë në Mirditë. Humb jetën 54-vjeçarja, plagosen 2 persona

Aksident i rëndë në Mirditë. Humb jetën 54-vjeçarja, plagosen 2 persona

Publikuar më: 13:02 10-10-2018

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Një makinë është përplasur me trafik ndarëset në rrugën pranë Rrëshenit.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Munaz, ku shtetasi A.P. 47 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja shtetasja M.P. 54 vjeçe, banuese në Lezhë si dhe janë lënduar 2 pasagjerët e tjerë, shtetasi Gj.P. dhe shtetasja D.P., të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit, nën kujdesin mjekësor.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:50. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhejn e plotë të aksidentit.

Article Logic
Execution time: 0.003486156463623