INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, tre të vdekur dhe disa të plagosur[FOTO]

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, tre të vdekur dhe disa të plagosur[FOTO]

Publikuar më: 19:53 18-02-2018

Tre persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur pasditen e të dielës në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Mondi Gjergji drejtonte automjetin tip “Alpha” ngjyrë e zezë me targë 474 NJ në të cilën ndodhej edhe bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët ndërsa shtetasi Sokol Muja ndodhej në makinën tip Hyunday i cili po ashtu është i plagosur bashkë me një tjetër.

Drejtuesi i mjetit Alfa, Mondi Gjergji, foshnja e tij 8 muajshe dhe njëra nga vajzat në moshën 5 vjeçare kanë ndërruar jetë në spital e ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë vajza tjetër 10 vjeçare dhe bashkëshortja e tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse,për tu ardhur në ndihmë personave të mbetur në automjete.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qënë shpejtësia dhe mungesa e ndricimit.

Ndërsa policia po heton më tej atë çka ndodhi.

segw.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0028989315032959