INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aeroporti i Kukësit me koncesion! Konkuroi vetëm një kompani

Aeroporti i Kukësit me koncesion! Konkuroi vetëm një kompani

Publikuar më: 14:38 22-12-2018

Qeveria vendos që të japë me koncesion Aeroportin e Kukësit. Po deri më tani në garë është vetëm një kompani.

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës bën me dije se afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave nga operatorë të ndryshëm ekonomik në këtë procedurë konkuruese ka përfunduar dy ditë më parë. Ndaj nga një garë me një konkuret të vetëm del ai fitues.
Komisioni, pas hapjes së ofertës konstaton se kompania fituese është një bashkim i dy shoqërive, ku në marrëveshjen e bashkëpunimit midis tyre është përcaktuar se 30% e punimeve, do të kryhet nga Global Technical Mechanics shpk dhe 70 % nga Bami shpk.
Komisioni është duke vazhduar shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit të paraqitur në formë elektronike nga ky bashkim i shoqërive dhe bën të ditur se oferta financiare e investimit është 7.999.393 euro pa tvsh.
Pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të dokumentacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të informojë opinionin publik në lidhje me vendimmarrjet e mëtejshme të komisionit në këtë procedurë konkuruese.

Article Logic
Execution time: 0.0017991065979004