INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Admini i ''Vipat e Bllokut'' i nxjerr ''bojën'', shihni çfarë i thotë ''Zogut të Tiranës'' [FOTO]

Admini i ''Vipat e Bllokut'' i nxjerr ''bojën'', shihni çfarë i thotë ''Zogut të Tiranës'' [FOTO]

Publikuar më: 19:09 02-03-2018

Të gjithë e vrisnin mendjen se kush qëndronte pas faqes së njohur në Instagram, “Vipat e Bllokut”, por për herë të parë kjo u zbulua në emisonin “Një kat më lart” të Ermal Peçit në IN Tv. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Stiliano Kananaj i cili pas daljes në “Një kat më lart”, paraqitjet e tij në publik ishin të shpeshta. Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin “Ditë e re” ku ka folur sërish rreth kësaj faqeje që merret me personazhet e njohur dhe ndërhyrjet e tyre, me fotoshop apo operacione plastike.

Por në këtë emision ai është përballur edhe me “Zogun” e Tiranës, i cili po ashtu është bërë pjesë e kësaj faqeje, për operacionet plastike që ka bërë. Ai ishte në emision në praninë e Hermes Nikajt, të cilit ia tha në sy se ka bërë buzën e sipërme, por djali i ekraneve nuk e pranoi në mënyrë absolute.

Sapo futen në studio, Stiliano i thotë:

“Kush është ky? Hermes? Sa operacione paska bërë ky, nuk e njoha nga afër”.

Hermes e ka marrë me sportivitet dhe duke qeshur i ka thënë se nuk ka bërë asnjë operacion.

“Po ti dukesh, ca asnjë. Ti nuk qesh dot nga operacioni që ke bërë në buzë”, ka vazhduar Stiliano duke shkaktuar të qeshura, ndërsa gjatë gjithë minutazhit ai nuk ka ndaluar së “thumbuari” Hermesin i cili vazhdonte të mohonte se kishte bërë ndërhyrje.

stiljano.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547