INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet biseda mes dermatologes dhe

Publikohet biseda mes dermatologes dhe "VIP-at e Bllokut"…Ja si kërcënohen mes tyre [FOTO]

Publikuar më: 12:55 12-07-2016

Një nga faqet më të klikuara VIP-at e Bllokut ka postuar bisedën e shkëmbyer me Dr. Lida Hoxha, presidente e Dermo Life Center. 

Faqja VIP-at e Bllokut, ka postuar një foto të rreme, të paktën sipas faqes, me të cilën doktoresha reklamon rezultatet post operacion që kryhen në klinikën e saj. Pasi ka bërë këtë demaskim, VIP-at e Bllokut nuk kanë nguruar të shprehin dyshimet mbi këtë klinikë.

Kaq ka mjaftuar që doktoresha të shkruajë në privat, duke e kërcënuar me burg këtë faqe. Por, sherri nuk ka përfunduar këtu. Të plotë më poshtë po ju tregojmë bisedat e shkëmbyera. Nuk është hera e parë që kjo faqe ndez zemërimin e njerëzve publik në Shqipëri (ndonjëherë edhe të panjohur) të cilët demaskohen në këtë faqe për operacionet plastike të kryera. Në epokën e Instagram-it dhe Facebook-ut, mesa duket të gjithë duhet t'i themi lamtumirë privatësisë. Megjithatë kur preken interesat dhe prishja e imazhit të një biznesi, çështje të tilla duhet të shkojnë në gjykatë! 

Article Logic
Execution time: 0.0033011436462402