INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ada shpërthen në akuza: Alvisa dhe Hyseni janë bashkë, ja ç’kanë planifikuar të dy

Ada shpërthen në akuza: Alvisa dhe Hyseni janë bashkë, ja ç’kanë planifikuar të dy

Publikuar më: 22:29 12-10-2021

Ada nuk ka duruar më pas takimit me Hysenin dhe ka shpërthyer në studio duke deklaruar se ai ka ndjenja për Alvisën.

Madje sipas Adës, Hyseni dhe Alvisa kanë planifikuar të dalin bashkë nga “Përputhen”. Ada – Hysenit: Ti ke ndjenja për Alvisën dhe Alvisa ka ndjenja për ty
Ndërhyn Alvisa: Për mua mos fol

Ada: Aman të lutem pusho

Alvisa: Ti shiko ndjenjat e tua

Ada: Të mbaroj unë pastaj fol

Alvisa: Ti je zhytur në ndjenja këtu

Ada: Kush është zhytur?

Alvisa: Ti pra, ndjenjat e tua

Ada: Ku e di ti çfarë ndjenjash kam unë

Alvisa: E di shumë mirë unë, e dinë të gjithë

Ada: Po rri moj mbaj vendin tënd. Ju keni për të dalë të dy bashkë

Hyseni – Adës: Nuk e bëj për followersa

Ada – Hysenit: Nëse ti nuk ma vërteton që nuk ke ndjenja për Alvisën, që në fakt ma ke pëforcuar mendimin që ti ke ndjenja, mua s’ke për të më njohur kurrë.

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889