INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Abuzuan seksualisht me 15-vjeçaren, merret vendimi për 65-vjeçarin dhe 3 të rinjtë!

Abuzuan seksualisht me 15-vjeçaren, merret vendimi për 65-vjeçarin dhe 3 të rinjtë!

Publikuar më: 14:30 02-06-2020

Gjykata e Tiranës caktoi të martën masën e arrestit me burg ndaj 4 të akuzuarve për dhunimin seksual ndaj një 15-vjeçareje në Tiranë.

Në seancën që u zhvillua sot me dyer të mbyllura dhe pa praninë e familjarëve, dhunuesit ishin ndarë për shkak të diferencave në moshë.

Fillimisht masa u dha për 65-vjeçarin Abaz Doga, ish-roje e shkollës ku mësonte e mitura dhe 20-vjeçarin Klajdi Poçi. Ata u përballën me akuzat për pedofili dhe përdhunim me kokën ulur e të mbuluar me duar.

Më pas masa iu dha edhe dy të miturve R.O 16 vjeç dhe F.B 15 vjeç.

Dhunimi i 15-vjeçares ka tronditur opinionin publik pasi bëhet fjalë për një abuzim seksual të nisur që rreth 2 vite më parë, shoqëruar me shantazhe me video.

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158