INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

AAK e Nisma do bojkotojnë fjalimin e Thaçit në Kuvend [Video]

Publikuar më: 19:53 22-12-2016

Dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme në Kuvend  ku presidenti Hashim Thaçi do të mbajë fjalimin e fundvitit.  Media lajmi.net bën të ditur se këtë fakt e kanë konfirmuar zyrtarët e të dy partive ndërkohë që partia më e madhe opozitare Vetëvendosje, ende nuk ka dalë me një qëndrim. Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka bërë të ditur se përfaqësuesit e AAK nuk do të marrinpjesë në séance. Edhe shefja e grupit parlamentar në Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë  se do bojkotojne fjalimin e presidentit. Ky bojkotim vjen për faktin se disa nga deputetët e opozitës nuk e kanë pranuar Thaçin president që nga dita e zgjedhjes së tij. Partitë opozitare të cilat kanë kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit si president, kanë bojkotuar edhe takimet për reformën zgjedhore të thirrura nga ai.

Article Logic
Execution time: 0.0034911632537842