INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas humbjes në zgjedhje, Menduh Thaçi jep dorëheqjen [FOTO]

Pas humbjes në zgjedhje, Menduh Thaçi jep dorëheqjen [FOTO]

Publikuar më: 20:50 22-12-2016

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë. Kjo dorëheqje vjen pas humbjes së thellë të PDSH në zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke rënë nga 7 mandate në 2 të tilla. Thaçi ka përdorur rrjetin social Facebook për të njoftuar dorëheqjen ku në statusin e tij shkruan se Partinë Demokratike Shqiptare do t’a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm.

Njoftimi i dorëheqjes:

“Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së. Partinë Demokratike Shqiptare do t'a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendrorë i Partisë. Koordinatorë i aktiviteteve u emrua Sekretari i Përgjithshëm z.Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare.

Ju Faleminderit”.

Article Logic
Execution time: 0.0036168098449707