INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''A mbahen dy djem në burg për një shpullë?''/ Pas varrimit, Asmer Bilali flet në gjyq për Ernest Gjokën

''A mbahen dy djem në burg për një shpullë?''/ Pas varrimit, Asmer Bilali flet në gjyq për Ernest Gjokën

Publikuar më: 14:35 04-04-2019

Pas varrimit të babait dhe xhaxhait, Astrit dhe Ibrahim Bilalit të cilët u ekzekutuan pak ditë më parë, ish kampioni i boksit, Asmer Bilali ndodhet sot sërish në Shkodër.

Bilali ka dëshmuar në seancën gjyqësore për sulmin ndaj ish trajnerit, Ernest Gjoka. Gjoka u godit në shkurt të vitit 2018, kur drejtonte ekipin e Vllaznisë.

Të akuzuar për ngjarjen janë Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje.

Mësohet se në fund të seancës Bilali iu drejtua trupës gjykuese duke i thënë: “A ju vjen turp që mbani këto dy djem për një shpullë?!”

Ndërkohë, Nehat Fojleta që akuzohet për “vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë mohoi akuzat ndaj tij.

Ndërsa Xhenje tha se kur ndodhi ngjarja thjesht ka shoqëruar shokun e tij Nehat Fojleta tek fusha sportive “Reshit Rusi” pasiai ja kishte kërkuar një gjë të tillë. Ndërkohë, Fojleta pretendon se duke dalë nga fusha sportive i është drejtuar ish-trajnerit të Vllaznisë duke i thënë se “po na e fundos Vllazninë” dhe pas kësaj sipas të dyshuarit, ish trajneri Ernest Gjoka e ka sharë. Në këtë moment Fojleta ka nxjerrë thikën për ta goditur ish trajnerin.

Nga ana e tij ish-trajneri Ernest Gjoka në seancën paraprake ka deklaruar se “i kam falur dy djemtë, dhe për mua le të dalin”.

Në seancat e radhës pritet çfarë dënimi do të kërkojë prokuroria, e cila e akuzon Fojletën për 'vrasje me paramendim', dhe çfarë vendimi do të marrë gjykata.

Article Logic
Execution time: 0.0037281513214111