INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Del nga burgu ish-boksieri Asmer Bilali, merr pjesë në ceremoninë e varrimit

Del nga burgu ish-boksieri Asmer Bilali, merr pjesë në ceremoninë e varrimit

Publikuar më: 16:40 31-03-2019

Policia i ka dhënë leje ish-kampionit të boksit Asmer Bilalit të dalë nga burgu dhe të marrë pjesë në varrimin e dy vëllezëve Astrit dhe Brahim Bilali, të cilët u ekzekutuan ditën e djeshme para derës së shtëpisë së tyre në Shkodër. 

Asmer Bilali po shoqërohet nga 3 furgonë dhe makina të tjera policie.

Ndërkohë Fari Vejuka, vjerri i njërit prej viktimave dhe gjyshi i ish-kampionit të boksit i ka bërë apel institucioneve që të lenë Bilalin të qëndrojë dy ditë në shtëpi.

Kujtojmë se ai u arrestua vitin e kaluar si pjesë e grupit kriminal Bajri.

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947