INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A jeni gati? Më në fund erdhi një lajm i mirë për të gjithë fansat e serialit “FRIENDS”

A jeni gati? Më në fund erdhi një lajm i mirë për të gjithë fansat e serialit “FRIENDS”

Publikuar më: 14:16 07-08-2018

Seriali “Friends” është një nga më të suksesshmit në historinë e televizionit amerikan por gjithashtu ky serial ka thyer rekord shikueshmërie kudo. Pavarëisisht se ky serial ka kohë që ka dalë, ai shikohet me të njëjtën dëshirë edhe sot. Madje fansat e tij po kërkojnë seri të reja. 

Më në fund po shihet një dritë në fund të tunelit për të gjithë ata që po presin “Friends” të rikthehet. Ka qenë një ndër protagonsitet e serialit, Jennifer Aniston ka shprehur dëshirën e saj që cast-i i famshëm të mblidhet dhe një herë për ti plotësuar publikut dëshirën e tyre më të madhe.


“Që para se seritë të mbaronin njerëzit na pyesnin nëse do të ktheheshim një ditë. Courteney(Cox) , Lisa(Kudroë) dhe unë flasim për këtë, fantazojmë për këtë. Ka qenë puna më e mirë që kemi bërë ndonjëherë.”- ka thënë Aniston në një intervistë për InStyle.


“Nuk e di si do të dukej seriali në ditët e sotme por nuk i dihet kurrë, shumë shfaqje televizive janë duke u rikthyer”.- ka përfunduar aktorja.

Ajo ka thënë se nuk ka ndonjë gjë konkrete megjithatë ka thënë se shumë seriale kanë pasur sukses me rikthimet e tyre.

102798356_afdc2d1e-a275-471c-a821-e2a97701ccd2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039999485015869