INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga Jennifer Aniston, Justin Theroux kthehet me këtë mesazh në Instagram [FOTO]

Pas ndarjes nga Jennifer Aniston, Justin Theroux kthehet me këtë mesazh në Instagram [FOTO]

Publikuar më: 12:47 27-02-2018

Pasi i dha fund marrëdhënies me Jennifer Aniston, pas dy vitesh, Justin Theroux u distancua goxha nga rrjetet sociale.

Por ai u rikthye, me një postim mjaft të ëmbël. Theroux është kthyer dhe e shoqërojnë disa këlyshë të vegjël.

Dje, aktori postoi një varg fotosh me disa këlyshë shumë të vegjël dhe qenusha... një prej tyre madje e ka kafshuar në hundë, me një diçiturë për Austin Pets Alive, një organizatë që funksionon për të ulur numrin e kafshëve të vrara në streha. "Një vizitë tjetër frymëzuese pranë njerëzve fantastikë dhe qenushave @austinpetsalive. Nuk mund ta besoj sesi bëjnë çfarë bëjnë, çdo ditë, me kaq qëndrueshmëri dhe dashuri për të shpëtuar qenushët dhe macet. Rekomandoj fort të shkoni atje dhe ta lini hundën t'jua kafshojë një pitbull i vogël pa dhëmbë. Këta të dy nuk janë gati për të ikur, por kur të jenë, shkoni t'i merrni...

Më pas ai ka shtuar disa shënime për të adoptuar kafshët, por dhe me emrin e Selena Gomez për të marrë sa më shumë vizibilitet duke u treguar i sinqertë për arsyen dhe duke shprehur dhe bindjen që Selena do bënte gjithçka do mundte po t'i shihte këta tipat. Si duket Theroux e ka gjetur terapinë pas divorcit.

aewteryy7.png

 

rtuytuty.png

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771