INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ishin droguar nxënëset e Paskuqanit? QSUT nxjerr përgjigjet e analizave

A ishin droguar nxënëset e Paskuqanit? QSUT nxjerr përgjigjet e analizave

Publikuar më: 16:56 07-10-2016

Kanë dalë rezultatet e analizave të 6 nxënësve të shkollës ‘’Jashar Hoxha’’ që u dyshuan se kishin përdorur lëndë narkotike.
Sipas QSUT në analizat e nxënësve nuk ka rezultuar prani droge apo kimikatesh.
‘’Analizat e testit të urinës për të gjitha rastet rezultuan negative, pra pa prani të gjurmëve të drograve në gjurmim (për AMP, BUP, BZD, MDA, XTC, MOR/OP, MTD dhe THC (cannabis sativa). Gjithashtu edhe ekzaminimet e tjera biokimike të gjakut rezultuan përgjithësisht në kufij të normës pas asnjë devijancë që të fliste për efekte imediate të një kategorie të gazeve toksike më të mundshme në rrethana të tilla kolektive,” thuhet në njoftimin e Qëndrës Spitalore Universitare ‘’Nënë Tereza’’.

Article Logic
Execution time: 0.0028171539306641